Me siguri shumë prej jush e mbajnë mend reperin nga Gjilani që prej “Top Fest 2”, ku ai spikati me rap-in e tij unik dhe tekstet origjinale, duke u kanë bërë dhe fitues në kategorinë e “Best Video”.

17 prilli ishte data e publikimit të hitit më të ri të reperit të njohur, i cili i përgjigjet pozitivisht ftesës së Gold AG për t’iu bashkuar në projektin muzikor me titull “Hajde”.

Pas duetit të suksesshëm me Capital T, “Killa”, Duda futet drejt e në vendin e 13-të në klasifikimin javor të “Top Awards”.

Të shohim sa elastik do të jetë “Hajde” në klasifikimin e javëve në vazhdim. Deri më tani, shifrat e klikimeve janë mbresëlënëse.