Kjo javë ka sjellë me vete dy projekte të reja nga dy artistë indie. Bëhet fjalë për Rinesancë dhe Bletapertace, të cilët kanë sjellë përkatësisht “Dimri vjen apet” dhe “Daku/Bir”.
“Dimri vjen apet” është një këngë sjell një atmosferë të qetë dhe melankolike, duke pasqyruar kthimin e dimrit dhe ndjesitë që ai sjell me vete. Teksti ndërlidh kujtimet dhe nostalgjinë për kohët e shkuara, ndërsa melodia krijon një ndjenjë të thellë reflektimi dhe intimiteti.
Një udhëtim muzikor për ata që ndiejnë magjinë e stinës së ftohtë. Rinesancë renditet në vend të 10-të për këtë javë.
Bletapertace vjen me një krijim muzikor që përshkon një rrugëtim emocional të thellë. Me një tekst të fuqishëm dhe introspektiv, kënga “Daku/ Bir” shpreh një histori personale të lidhjes së ndërlikuar mes individit dhe botës së tij.
Melodia ndihmon të sjellë një përjetim të ndjerë, duke prekur tema universale si dashuria, dhimbja dhe reflektimi. “Daku/Bir” pozicionohet në vend të 28-të aktualisht.