Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij. Së fundmi ai publikoi projektin e tij më të ri të titulluar “Për dashni” që rezultoi një hit. 

Muajin e kaluar Kapo na zbuloi dhe një tjetër arritje të tijën. Më herët ai na ka treguar se do të ishte pjesë e një filmi ndërkombëtar, ku ai kishte qenë duke xhiruar prej 6 javësh. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi na bëri me dije se ka mbyllur xhirimet dhe nuk mund të ishte më krenar se kaq.

Kapo luajti rolin e Kreshnikut në filmin që titullohet “Jerico Ridge” dhe që do të transmetohet së shpejti në Netflix. Por, nëse mendoni se kaq ishte e gjitha, e keni shumë gabim! 

Vetëm pak çaste më parë, Capital T na zbuloi se do të vijojë xhirimet në një tjetër film ndërkombëtar. Lajmin e bëri vetë të ditur ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai shkroi:

Duke punuar me fizikun tim për filmin tim të dytë ndërkombëtar.