Ajo njihet për një stil tepër të vecant në këndim dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me projektin e saj më të ri muzikor.
Pas suksesit që korri me “Dope”, një bashkëpunim me Eri Dee, i cili ka qënë pjesë e klasifikimit “The Top List” për disa javë rresht, Fifi ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re.
Ndërkohë që në tekst përmend Drake dhe Kardashians, Fifi ka bërë një “remake” të këngës popullore “Oj Lulija Jonë” kënduar fillimisht nga Nexhmija Pagarusha.
“Limonat” titullohet prurja më e re e Filloretës, e cila ka marrë sugjerime maksimale nga fansat, duke u bërë kështu menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, që në javën e parë të publikimit.
Për këtë javë, kënga e Fifit pozicionohet në vendin e 41-të.