Edhe pse tregu muzikor shqiptar prodhon shumë projekte të ndryshme gjatë gjithë kohës, kjo javë sërish ka qenë mjaft e qetë për artistët tanë. Publiku, nëpërmjet votave të tyre, ka zgjedhur që “The Top List” të mbetet po e njëjta me atë të javës së kaluar.

Megjithatë, në ndryshim nga java e kaluar, këtë herë kemi një ndryshim në Top 5. Pas tre javësh radhazi që pozicionimi ishte i njëjtë, ndryshimi i takon vendit të pestë, ku tashmë pozicionohet La Fazani me “Gjemi do pare”.

Nga ana tjetër, vendi i parë mbetet tashmë i paprekur, ku Luiz Ejlli renditet sërish në fron me “Pa ty”, kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Vendi i dytë i përket Fifit dhe Ermal Fejzullahut me “Trëndafil blu”, vendi i tretë shkon për “E para/I pari” nga Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri, ndërsa vendi i katërt për Sardin dhe Marsela Çibukaj me “Deti”.

Ndërkohë, Luiz Ejlli duket se ka vendosur një rekord të pakapshëm deri më tani duke mos u ‘tutur’ nga kreu i “The Top List”. Ne kemi hedhur një vështrim në këto 412 javë se cili ka qendruar më gjatë në krye. Ja se kush e mban Top 10…

1. Luiz Ejlli

2. Elvana Gjata

3. Ledri Vula

4. Capital T

5. Yll Limani

6. Alban Skënderaj

7. Butrint Imeri

8. Stresi

9. Unikkatil

10. Donald Veshaj