Ky vit mund të quhet padiskutim viti i Capital T. Reperi i talentuar i muzikës shqiptare ka arritur të thyejë një rekord historik në klasifikimin e “Top Awards”, duke u shndërruar në artistin e parë dhe të vetëm që gjendet në listë me 8 projekte muzikore.

Kapoja ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar, duke sjellë projekte të njëpasnjëshme muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo këngë “solo”.

Rreth dy muaj më parë, reperi ka publikuar albumin e tij të ri, “Winter is Here”, një album i cili përmban në total 15 këngë, ku 4 prej të cilave ndodhen në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

I kontaktuar nga “Top Awards” për një prononcim lidhur me këtë arritje historike, Capital T është përgjigjur shkurt dhe saktë: “Puna e madhe, shpërblehet”.

Duket se për Kapon ekziton shprehja “Fjalët e tepërta janë fukarallëk”, pasi Trimi preferon të flasë më pak por të punojë më shumë.

Por Trimi ka zbuluar për “Top Awards” se është duke u përgatitur për një tjetër super klip, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Kënga që është renditur më mirë në klasifikim është hyrja më e re e Capital T në bashkëpunim me Mc Kresha, “Numra”. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë jo vetëm është bërë pjesë e lsitës, por është renditur gjithashtu në vendin e 3-të.

Reperi i dashur i publikut shqiptar gjendet në “The Top List” edhe me 7 projekte të tjera muzikore, “Andiamo”, “Hatixhe”, “Pse po ma lun loje”, “Pa Cenzure”, “Lejla”, “Gucci”, “Ulu”, të cilat pozicionohet përkatësisht në vendin e 13-të, 20-të, 25-të, 32-të, 57-të, 66-të, 75-të.