Prej 22 prillit “Mos u nal” është shndërruar në një nga këngët më të preferuara të publikut dhe këtë e ka treguar më së miri, jo vetëm klikimet në “Youtube” por edhe fakti që prej 5 javësh NRG Band dhe Dj Aldo janë pjesë e “The Top List”.

Në klasifikimin e javës së kaluar vumë re që “Mos u nal” ngeli jashtë renditjes së 20 këngëve më të preferuara të muzikës moderne shqiptare por duket se fansat kanë reaguar përmes votave të tyre, duke e renditur në vendin e 15-të.

NRG Band është nominuar në dy kategori të Top Awards, në “Group of the Year” si edhe në “TAR Hit of the Year” me këngën e tyre në bashkëpunim me DJ Aldon, “Mos u nal”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, vokalisti i grupit, Besniku është shprehur se çmimi që do donin të fitonin më shumë është ai i “Group of the Year”