Ka rreth një javë që ka dalë në treg por duket se suksesi i albumit të shumëpritur të MC Kresha dhe Lyrical Son, ka mundur të pushtojë tregun muzikor të Zvicrës vetëm në ditët e para të publikimit.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Lyrical Son ka treguar me fakte suksesin që “Rapsodët N’Rap T’Sotit” ka patur në shitje.

MC Kresha është një ndër artistët që ka mundur t’i rezistojë konkurrencës së klasifikimit “The Top List” për 23 javë rresht me këngën e tij “Era”. Ndërkohë dyshja prej tre javësh janë pjesë e 20 këngëve më të bukura të muzikës shqiptare.

Theksojmë gjithashtu se dy artistët do të performojnë në “Top Music Awards”, më 24 qershor.

LyricalSon-CH