Këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards, kemi pasur tre hyrje të reja në listë. Gjë kjo që do të thotë se edhe tre këngë fatkeqësisht kanë dalë nga klasifikimi. Por cilat ishin ato?

Fillimisht këtë javë u njohëm me tre projekte që publiku i votoi për t’u bërë menjëherë pjesë e listës. Bëhej fjala për këngën e re të Dhurata Dorës, një baladë dashurie e titulluar “Sa ‘mke mungu”, rikthimin e Nora Istrefit me “Më mungun” dhe kënga e vetme Hip-Hop e javës që ishte Stresi me “Savage”.

Thënë kjo, detyrimisht u larguan nga klasifikimi dhe tre këngët më pak të votuara të javës. Çuditërisht të treja projektet ishin të rrymës rap apo Hip Hop. Një nga to ishte dhe projekti i reperit Don Xhoni, “Trust me”. Edhe pse si artist ka rezultuar goxha i pëlqyer për publikun, nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të qendruar në listë.

Projekti i dytë që është larguar nga klasifikimi është Redon Berani me “Louis Vuitton”. Një këngë që nxit humanizmin duke promovuar blerjen e dhuratave ndaj bashkëshortes në krah, në këtë rast, rroba “Louis Vuitton”.

https://www.youtube.com/watch?v=FcCUIO9Y8Yk

Së fundmi është projekti “2 në 1” i Mozzik, “Patrolla & Kriminela”. Edhe pse nuk ka shumë kohë që është publikuar, ky projekt nuk arriti të rezistonte gjatë në klasifikim.