“Rapsodët n’rap t’sotit”, albumi i shumëpërfolur i Mc Kresha dhe Lyrical Son më në fund ka dalë në treg ashtu siç edhe ishte premtuar.

Prej javësh dyshja e suksesshme kishte paralajmëruar se ky album mund të blihet kudo, madje në një postim të bërë ditën e sotme MC Kresha ka shkruar: “Albumi është në shitje, mund ta porosisni për ta blerë në Saturn, MediaMart, Manor, iTunes, Amazon… Vetëm nëse keni vullnet”.

Që ky album do të jetë i mrekullueshëm, kjo duket qartë falë projekteve të fundit të MC Kresha, i cili vazhdon të jetë pjesë e “The Top List” me dy këngë, “Era” si edhe me bashkëpunimin e tij me Lyrical Son, “Ky Tipi”.