Së fundmi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ishte këngëtari dhe producenti i njohur me emrin e tij të artit Alandy, ku pak ditë më parë ka lançuar projektin e tij më të ri, këngën “Mr Dj/Replay”. Ky projekt ka hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”, duke u pozicionuar kështu në vend të 78-të.

Prej sa kohësh punon Alandy për këtë këngë?

Unë kam albumin gati, më mungojnë dhe 3 materiale. Përveç albumit do lançoj ‘singles’ shoqëruar me videoklip, kam hapur dhe një kanal të ri në youtube dhe shpresoj që të postoj sa më shumë videoklipe dhe bashkëpunime.

Sa kohë i duhet artistit për t’i publikuar këngët?

Kënga mund të bëhet brenda ditës, unë kam 21 vite që e bëj këtë punë, e bëj me shumë dashuri, ikën koha shumë shpejt dhe del një gjë e bukur. Është një ‘vibe’ që transmeton energji pozitive dhe mundohem që gjithmonë të sjell këtë ‘vibe’ pozitiv në këngët e mia.

Cilat momente në jetën e tij i bën ‘Replay’ Alandy?

Të gjitha momenteve, nuk kam asnjë moment të keq. Le të themi kur kemi qenë çdo fundjavë në kocerte kudo në Europë dhe në Shqipëri dhe ishte një ‘vibe’ pozitiv në maksimum. Njerëzit kërcenin vërtet dhe ishte një energji e jashtëzakonshme. Kam dashur t’i rikujtoj ato momente, jo vetëm unë por edhe fansat. Shpresoj që të rikthehet jo vetëm si këngë por edhe si energji sepse vërtët jemi argëtuar shumë në atë kohë.

Pse vendosi Alandy që në klipin e tij të jenë artistët Yong Zerka dhe Bala?

Jemi shumë shokë, ishim në xhirime dhe Bledi i “Max Productions” tha: “Ti je shumë bukur, këta të dy janë shumë bukur, por çfarë do të bëjmë?” Në gjysëm ore, Bledi na ka rregulluar çdo gjë si gjithmonë dhe kemi xhiruar për katër orë klipin, është gjeni ai njeri. Më shumë kemi aktruar le të themi, kemi treguar një anë më pozitive, një kërcim më ndryshe. Çdo gjë që kam bërë atje e kam ndjerë. Shumica e komenteve janë pozitive dhe jam shumë mirënjohës.

Lidhur me projektin e radhës që artisti e ka gati për ta publikuar, ai shprehet se:

Tani po punohet për një material muzikor që titullohet “A më do” me Stinen të cilin e përshëndes dhe presim sa më shpejt, maksimumi brenda 2 javësh.

Presim ndonjë bashkëpunim të radhës me Young Zerka?

Kemi disa materiale nga albumi im dhe nga albumi i Zerkës dhe shpresojmë sa më shpejt. Young Zerka ka punuar dhe ka arritur shumë gjëra të mira në karrierën e vet. I kërkova ndihmë sepse është më i njohur në estradë. Më ka ndihmuar me çdo mundësi që ka pasur dhe është djalë shumë punëtor.

Ka menduar Alandy të bashkëpunojë me ndonjë artiste femër?

Po patjetër. Jemi në bashkëbisedime. Nuk mund të them për momentin, duhet diskutuar për herë të parë me menaxherin, Bledin.

https://www.youtube.com/watch?v=YOyZcIPHhnI