Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

Pak ditë para premierës së filmit Luizi ka publikuar këngën e tij të re që është kolona zanore e “Në kuadër të dashurisë”. Kjo këngë mban titullin “Pa ty” është pëlqyer shumë nga publiku.

Megjithatë nuk kishte ende një klip zyrtar për “Pa ty”. E kjo deri më tani!

Vetëm pak minuta më parë Lui Ejlli ka sjellë dhe videoklipin e shumëpritur të kësaj kolone zanore. Klipi i Luizit, ku përfshihen dhe skenat gjatë filmit, u publikua sot në orën 19:00. Linku i këngës është më poshtë…