Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me një surprizë nga një prej banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Kristi ka prezantuar këngën e tij të bërë posaçërisht për Selin, e cila mban titullin “Tunde moj Selinë”.

Pjesë të kësaj këngë Kristi e ka kënduar shpesh herë në shtëpi. “Tunde moj Selinë tunde, të dalë nami në katunde”, kanë qenë kjo një pjesë e refrenit të këngës.

Pasi përfundoi performimin e këngës, Kristi i premtoi Selinës se do të jetë pjesë e videoklipit.

Për herë të parë këtë këngë e ka kënduar gjatë darkës për festën e Vitit të Ri.