Prej 15 javësh bashkëpunimi i suksesshëm i Mc Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula “Hip Hop” ka mundur ta përballojë konkurrencën e hyrjeve të reja, duke u pozicionuar mjaft mirë.

Nga java në javë është vënë re që ky projekt muzikor ka pësuar ulje dhe ngritje sa i përket pozicionimit por duket se performanca e Mc Kreshës në “Programin 2017” në Top Channel, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë këngë.

Gjatë kësaj javë “Hip Hop” është ngjitur me 8 pozicione, duke u renditur në vendin e 32-të, një pozicion i mirë ky duke marrë parasysh që lista përbëhet prej 50 këngësh.

Kujtojmë që Mc Kresha ishte një nga performuesit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Awards 2017”, ku u vlerësua me çmimin “AVANTGARDE ARTIST”.

https://www.youtube.com/watch?v=V91B2COY3tM