Ndërkohë që po mbush plot 75 javë në klasifkim, bashkëpunimi i Ledri Vulës dhe Young Zerkës, “Nona”, vazhdon të pëlqehet pafud nga publiku shqiptar dhe këtë e vërteton më së miri renditja në klasifikimin e “The Top List”.

I publikuar rreth dy vite më parë, ky projekt muzikor ka patur gjatë gjithë kohës mbështetjen e fansave, duke mos u larguar për asnjë moment nga klasifikimi, pavarësisht se konkurrenca ka qënë e madhe.

Edhe pse nga java në javë listës i janë shtuar këngë të reja, “Nona” vazhdon të mbetet “nona” e këngëve pasi vetëm këtë javë, fansat e kanë votuar pafund, duke e ngjitur me 54 pozicione nga java e kaluar dhe duke e renditur në vendin e 46-të.

Fansat e kanë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjen, duke qënë se vera po afron dhe publiku ka nevojë të argëtohet nën ritmet e muzikës së prodhuar nga “Big Bang”, pse jo ta shndërrojë edhe njëherë në hit.

Pavarësisht se Ledri dhe Young Zerka kanë qënë tepër aktiv në tregun muzikor, duke prodhuar shumë bashkëpunime me artistë të tjerë, duket se ata kanë goditur në shenjë me bashkëpunimin e tyre, i cili ka lënë një shije të mirë tek publiku.