Kënga e fundit që Pirro Çako ka kënduar, ka qenë bashkëpunimi “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn. Por sërish, edhe pse nuk e shohim në koncerte, Pirro njoftoi para disa kohësh admiruesit e muzikës së tij se po rikthehet me “Triptik”.
Tri këngët e “Triptik” do të jenë “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”. Teksa para pak javësh jemi njohur me këngën “Shpirt”, tani është koha për një tjetër projekt.
Pirro Çako ka sjellë këngën e dytë të “Triptik” dhe ajo është “Tjetër njeri”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u renditur në vend të 48-të.
“Tjetër njeri” ka një tekst kuptimplotë dhe tejet emocionues dhe flet për jetën e artistit pasi u ribë baba. Teksti i këngës flet i gjithi për këtë përjetim dhe realiteti që ai ka kaluar vitet e fundit.