Vazhdon suksesi i Capital T në klasifikimin e javës të “The Top List”. Reperi vazhdon që të qendrojë në fron edhe për këtë javë.

Kënga “Për dashni” e Capital T u kthye shumë shpejt në një hit dhe rezultoi mjaft e suksesshme për artistin. Kjo është java e tretë rradhazi që Capital T arrin të mbajë fronin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës.

Kjo këngë e re e Capital T e ka sjellë artistin në një frymë pak më ndryshe ku ai këndon dashurisë. Një reper mjaft i talentuar si ai di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe nuk gaboi aspak.