Këtë të dielë të Pashkëve, fansat kanë zgjedhur të rikthejnë në krye treshen e “mendjemedhenjëve”, Lyrical Son, Ledri Vulën dhe Mc Kreshën. Pas 4 javësh mungesë, treshja e talentuar është rikthyer sërish në vendin e parë, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave.
Pavarësisht se derimë tani “Mendjemadhe” ka qënë pjesë e zonës së nxehtë, ajo është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke kryesuar klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
“Pa Dashuri” e Elvana Gjatës, e cila për dy javë qëndronte në vendin e parë, është zhvendosur këtë javë me një pozicion, duke u renditur në vendin e dytë. Ndërsa “Kce” e Tayna-s, vazhdon të mbetet në “Top 3” edhe pse ka humbur një pozicion nga java e kaluar.
Këtë javë nuk kanë munguar as projektet e reja muzikore, pasi katër të tilla i janë shtuar “The Top List”, duke lënë jashtë disa prej këngëve që kanë qënë pjesë e zonës së nxehtë të listës si “Lea” e Alban Skënderaj.