Edhe pse në një pauzë momentale nga muzika, duket se projektet e Gjestit vijojnë të korrin një sukses të vazhdueshëm. Kjo tregohet më së miri edhe në klasifikimin e “The Top List”.

Projektet e tij kanë pësuar një rritje në pozicionim në listë. Top 5 tani pushtohet nga Gjesti me dy këngët e tij.

“Veshu Ndrequ”, projekti i tij i fundit, renditet në vend të dytë, me tre vende më lart nga java e kaluar. Nga ana tjetër, “Princesh” mban vendin e tretë, me 5 vende më lart nga java që lamë pas dhe me plot 32 javë si pjesë e klasifikimit.

Kujtojmë se Gjesti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon, për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që, sipas tij, i janë shkaktuar nga distributori i mëparshëm. Ai theksoi se nuk do të publikojë asnjë material të ri në bashkëpunim me këtë distributor dhe do të presë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.