“Dancing With the Stars” është në prag të nisjes dhe teksa ditët kalojnë, konfirmohen edhe yjet që do të zbresin në pistën e kërcimit. Ndërkohë ditën e sotme, faqja zyrtare e programit ka zbuluar një tjetër emër.

Një nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania do ta shfaqë talentin e tij edhe në kërcim. Bëhet fjalë për Armaldo Kllogjerin.

I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’?

Pas muzikës, radhën në jetën e maestros e ka pista e kërcimit. Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana.