Reperi i njohur Capital T pak ditë më parë realizoi një prej dëshirave të tij më të mëdha, atë të organizimit të një koncerti madhështor në Prishtinë. E premtja e 11 gushtit ishte e rezervuar për artistin, i cili mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”.

Pas atij në Tiranë, rreth dy vite më parë, Kapo arriti të sjellë koncertin gjigand edhe në vendlindjen e tij. Një numër i madh i fansave u mblodhën në parkingun e Pallatit të Rinisë dhe për këtë reperi i ka falënderuar në disa postime në rrjetet sociale.

Hej Prishtinë. Tash u zgjova nga ëndrra… Ende s’jam në gjendje ta perceptoj atë që ka ndodhur. Po kërkoj dikush me m’picku. M’keni bo mu ndi njeriu më me fat n’botë dhe çdo dilemë, frikë, pasiguri, apo ide për t’u tërhequr ka marrë përgjigje dje. PO, ia ka vlejt gjithçka kam kaluar. Ky është rrugëtimi më i bukur i jetës sime dhe s’do kish qenë kurrë kështu pa JU. Dhe unë s’dua tjetër veçse me ju thënë FALEMINDERIT secilit prej jush që ishin dje për mua aty. Ju që keni ardh nga (lagjet qe përmendi 2PO2). Ju të tjerëve që keni ardh nga Peja, Gjakova (disa qytete), juve që erdhët nga Tirana ime, mërgimtarëve të Kosovës. Gjithsecilit që dje, në mes të muajit më të nxehtë të verës, mund të zgjidhnit të ishit kudo, në det a mal, club a shtëpi; por s’e bëtë. Latë gjithçka për të qenë ME MUA, PËR MUA. Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush dhe përveçse me shumë punë për muzikë të mirë s’di si t’ju thotë FALEMINDERIT. Ishalla ia dal që gjithë këtë dashni që ma keni dhënë, t’mund t’jua kthej në të tjera “shenja” me muzikën time në jetën tuaj. Dikush më tha mbrëmë se me ty kemi festu dashninë e ‘qajt’ ndarjen e kemi kalu shumë momente të rëndësishme në jetë. Tash e tutje, dashtë Zoti veç gëzojmë bashkë.
Zoti ju bekoftë krejtve!
Ju don, Trimi!