Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja. Pasi mbylli me sukses një sezon të ngarkuar me koncerte dhe shumë projekte, artisti nuk po planifikon të ndalet.

Këtë herë ai ka realizuar ‘cover’-in për një nga këngët më ikonike të legjendës së muzikës botërore, Elvis Presley. Luizi ka sjellë versionin e tij për këngën “Can’t help falling in love” dhe tashmë është publikuar e plotë në faqen zyrtar të tij në Instagram.

Ky ‘cover’ vjen vetëm pak javë pasi Luizi solli një tjetër këngë të re solo “Amanet”. Kjo këngë e tij ia ka dalë që përmes votave të publikut të renditet për të dytën javë radhazi në krye të klasifikimit të “The Top List”.