Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka postuar pak më parë një video në “Instastory”, ku shprehet se e kanë “kapur emocionet meqenëse fillon Big-u”. Këngëtari i dashur për publikun thotë se i vjen keq që banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk e shohin këtë video që ai ka postuar.

Luizi shprehet se do donte që banorët e rinj ta shikonin këtë video, pasi dëshiron që të urojë secilin për këtë rrugëtim të vështirë si dhe t’u thotë që ta shijojnë. Në videon e postuar nga Instastory, ai shprehet:

Më kanë kapur pak këto emocionet meqenëse sot fillon Big-u, edhe më duket si ditë Prime. Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do e shohin këtë video, sepse normalisht sipas rregullores ua kanë heq telefonat. Më vjen keq që nuk e shohin sepse do doja shumë që të uroja secilin prej tyre një nga një në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë. Uroj t’iu shkojë sa më mirë dhe shijojeni. Shijojeni sepse është diçka që ju vjen njëherë në jetë, pavarësisht se ka kush e provon edhe 2-3 herë po pak rëndësi ka ajo. Po shijojeni dhe suksese të gjithëve, gjithë konkurrentëve, edhe Ledionit. Gjithëve suksese, iu shkoftë mbarë.