I ftuar së fundmi në “Pardon My French” ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate. Çfarë tha ai për projektin më të fundit të grupit, dhe çfarë pritet të publikojë më tej West Side Family?!
Lidhur me projektet muzikore, ja çfarë tha Landi.
Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllanë e tij, Albanin.
Ndërkohë, Landi zbuloi diçka që padyshim do t’i lumturojë fansat.
Ne kemi bërë përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Një herë ka nodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribute për Dr. Forin. Përgjegjësia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?!
Landi ndërkohë u shpreh edhe për projektin më të fundit muzikor, këngën “ME EX”, të publikuar vetëm një javë më parë.
Ishte energji aq e mirë, sa edhe balerinët e ndjenë produktin e tyre. Ritmi nuk ra në asnjë moment, xhirimet e fundit janë vendosur në klip.
Çfarë pritet të publikojë më tej West Side Family?!
Landi- Sfida është të bëjmë një produkt që i reziston kohës. Ne kemi qenë në studio që tetorin e vjetshëm, kënga do publikohej më herët. Me West Side Family nuk ka funksionuar, që vjen vera dhe publikojmë këngë. Kënga është këngë.
Për këngën “ME EX”, dhe projektet e ardhshme, ja si është shprehur Miri.
Po e përcjellim pak si më ndryshe këtë këngën. West Side Family i ka bërë gjithmonë këto gjërat, që ta interpretoni si të doni ju. Unë shpresoj që West Side Family të jetojë përjetësisht… Kemi edhe koncerte, edhe pushime…
Ndërkohë, e bujshme ka qenë edhe fotoja e publikuar pak javë më parë, ku shfaqet Miri, Landi, Stine dhe Kastro Zizo. A do të ketë një bashkëpunim mes tyre?! Ja si shprehet Landi, ekskluzivisht në TAR.
Jemi të të njejtit brez, ajo koha është e rrallë. Kemi qenë në festë, por nuk do ishte keq nëse do bëhej diçka, ky ishte sebepi i postimit. E kemi menduar, por nuk ka diçka konkrete. Nuk do ishte keq…
Bashkëpunimi me West Side Family, ne kemi menduar shqiptarë dhe kosovarë, por nuk është aq e thjeshtë. Kemi pasur merakun të jetë një produkt i mirë, jo thjesht të bëjmë një bashkëpunime, për disa koncerte në Kosovë. Nuk kemi funksionuar me idenë e biznesit, por edhe me biznes. Nuk ka më tekste me penën e Dr. Florit. Këtë kemi dashur ne të bëjmë, por është e vështirë. Për bashkëpunimet duhet të vijë momenti i duhur.