Oriola Marashi, një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e njohur për suksesin e saj në industrinë e modës, po hap një kapitull të ri në karrierën e saj artistike. Modelja ka publikuar kënga e saj e parë, e titulluar “Papi Calma” së bashku me Adion, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e modës dhe është përfolur shpesh për paraqitjet e saj në pasarela e kopertina ndërkombëtare, ka zgjedhur të bëjë një hap të ri në rrugëtimin e saj artistik. Me këngën e saj të parë, “Papi Calma”, Oriola ka arritur të shfaqë një anë të re të talentit të saj.

Kjo këngë, e cila është realizuar në bashkëpunim me producentin Adion, është një përzierje e ritmeve moderne dhe melodi tërheqëse që premton të bëhet një hit. E njohur për sharmin dhe stilin e saj, Oriola duket në top formë në videoklipin e ri, ku përveç pamjes, dëshmon edhe talentin e saj në muzikë.

Projekti është punuar me emra të njohur të industrisë, ku produksionin dhe beat-in e kanë sjellë Lurro dhe AdionTheBeat, ndërsa teksti dhe melodia mbajnë firmën e Ada Verdi, Adion dhe vetë Oriolës. Me këtë hyrje të fuqishme në tregun muzikor, Oriola vjen si një surprizë e këndshme për publikun, duke treguar se për të kufijtë nuk ndalen vetëm në modeling.