Nonejm dhe ADI kanë bashkuar forcat duke sjellë projektin e tyre që mban titullin ”NBA” dhe që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Për ADI është hera e parë që hyn në listë, kështu që le të njihemi pak më shumë me të.

Adion Puka është një Reper/Producent i lindur në Gjakovë, ndryshe njihet mr emrin artistik ADI dhe si Adionthebeat si producent. Muzikën e ka filluar që prej moshës 10-vjeçare dhe projekti i parë profesional ka qenë në moshën 20-vjeçare.

Kryesisht zhanri ku ai gjen më shumë veten është Rap/HipHop por shpesh eksperimenton edhe me zhanre të tjera. Në repertorin e tij numërohen projekte si “07 Cypher”, “Hiroshima”, “Bimmer”, “Zor” dhe “NBA”. ADI gjithashtu ka publikuar “Senso”, një EP me 5 këngë: “Freestyle”, “Dollars”, “Djali i lagjes”, “Mashallah” dhe “Scarface”.