Nuke rikthehet pas tre vitesh sërish në “The Top List”. Bashkëpunimi i tij me Mc Kresha dhe Lyrical Son në “Hooligan Swag”, është një prej hyrjeve të reja të kësaj jave në listë.

Reperi debutoi në Top Awards në vitin 2022, me “Uma Love”, një projekt me Ledri Vulën dhe Lumi B. Në atë kohë, kjo këngë bëri goxha bujë si një projekt shumë funny dhe interesant dhe me një frymë goxha pozitive. 

Këtë javë, Nuke godet sërish me një bashkëpunim me dy prej artistëve më të mirë sj Mc Kresha dhe Lyrical Son. “Hooligan Swag” është një ndër këngët e albumit të ri të dyshes, “Salihi x Ferizi”.

Nuke është një reper nga Kosova i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen që pasqyron jetën e rinisë urbane në Kosovë. Ai është pjesë e grupit të njohur të hip-hopit kosovar, PINT (Për Inati Njoni Tjetrit), së bashku me emra të tjerë të njohur si Lyrical Son dhe Mc KreshaNuke është i njohur për tekstet e tij që pasqyrojnë realitetin e jetës dhe përvojat e rinisë sot. Një nga këngët e tij më të njohura është “Clique”, një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, që ka tërhequr vëmendjen e publikut për energjinë dhe mesazhin e saj. Nuke është i njohur për bashkëpunimet e tij me disa prej emrave më të njohur të skenës hip-hop në Kosovë. Disa prej këtyre bashkëpunimeve përfshijnë Lyrical Son dhe Mc Kresha, Ledri Vula, Lumi B, Bimz dhe ErgeNR.