I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë artisti i njohur Elgit Doda. Ndër vite, ai shquhet si këngëtar dhe kompozitor. Pavarësisht se vazhdon të jetë tepër aktiv në skenë, duke prodhuar muzikë për artistë të tjerë, Elgiti vazhdon të jetë i pranishëm për fansat e tij, duke sjellë klipe të njëpasnjëshme për veten e tij.

I pyetur nga Salsano se sa kushton prodhimi i një kënge nga studio e tij, Elgiti u përgjigj:

Unë nuk bëj më këngë me pagesë. E kam lënë atë pjesë. Përsa i përket studios, punoj më shumë për gjërat e mia. Në rastet e tjera me miq e artistë që i kam shumë përzemër dhe aty merremi vesh me përqindje.

Është kjo gjë diçka që atij i leverdis në tregun tonë muzikor?

Ekonomikisht unë i kam vënë nga gjërat e tjera, koncertet, fitimet e mia personale dhe unë në jetë kam dashur gjithmonë këtë lloj gjëje. Mos të detyroja veten të bëja diçka për dikë, që ndoshta mund të mos më pëlqejë si artist, po thjesht fakti që duhen lekët dhe kam arritur në këtë fazë të jetës ku kam shumë plane për të ardhmen me artistë të rinj dhe gjëra të reja. Prapë nuk do të jetë çështje pagesash, por kompanie.

Cilit artist i ka bërë këngë falas, që nuk i ka marrë pagesë?

Rozana Radit. Asnjë lek. E kam mikeshë. Kam edhe shumë miq të tjerë që i kam bërë. Edhe Noizy-t i kam bërë këngë pa lek. Edhe Romeos.

Salsano u shpreh se disa nga këta këngëtarë që këndojnë live paguhen më pak se ata që këndojnë me playback. A është e vërtetë kjo sipas Elgitit?

Është një gjë që menaxhimi, këngët, super hitet ndikojnë tek këto lloj gjëjash. Unë besoj më shumë tek menaxhimi i artistëve, që mendojnë ta menaxhojnë veten vetë dhe ndodhin këto gjëra. Unë ta thashë edhe shparë, që nuk ka rëndësi të jetë ai vokali i madh dhe për t’u quajtur këngëtare se ke vokal. 

Ku qëndron ndryshimi mes tyre?

E di si është problemi i live-t? Problemi i live-t është se artistët që këndojnë live kanë kënduar gjithë jetën dhe u është rrahur veshi aty. Është eksperiencë. Në momentin që ti del dhe këndon gjatë gjithë kohës dhe këndon playback, problemi kur del live është jo se je këngëtar i keq, por ti nuk je mësuar me dëgjimin. Nuk je mësuar me shumë gjëra që live është ndryshe nga playback-u. Eksperienca i vendos tElgit Doda krahason këngëtarët e live-t dhe playback-ut! gjitha, sepse nuk është rastësi që një artist është aty ku është dhe merr atë çmim që merr. Ka një vlerë. Ka diçka që ndoshta nuk e ka atë live 100%, ama po të punojë për atë live për një vit bëhet.