Nuk është aspak një metaforë. “Mos u nal” është pikërisht hiti më i ri i grupit kosovar, i cili nuk ndalet së bëri muzikë që prej vitit 2000.

Pas hiteve të fundit mjaft të suksesshme “Ta du majmunin” dhe “Ajo m’kalli”, “Mos u nal” vjen si një bashkëpunim me DJ Aldon.

Ritmet dance, planet relaksuese të plazhit dhe atmosfera diellore që përçohet në videon e këngës është një gjetje e mirë për ta shndërruar këngën në një hit veror.

Të shohim si do integrohet kënga e bandës “energjike” në klasifikimin tonë muzikor. Në vetëm 24 orë nga publikimi, ajo ka arritur më shumë se 55 mijë klikime në YouTube.