“Majëm” është projekti muzikor që pasoi këngën e suksesshme të Nora Istrefit “Sa t’kom dasht”. E publikuar në muajin gusht, “Majëm” vazhdon ende të joshë fansat edhe pse kanë kaluar thuajse 4 muaj.

Prej 12 javësh ajo është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë madje edhe në vendet më të nxehta të tij.

Gjatë kësaj javë, fansat ka rikthyer sërish në vëmendje projektin e këngëtares, ku përmes votave të tyre e kanë ngjitur Norën me 9 pocizione, duke u renditur në vendin e 38-të.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, ende nuk ka asgjë të re nga këngëtarja por ndërkohë ajo vazhdon me koncertet e saj në mbarë vendin.