Nuk ka asgjë që mund t’i dalë përpara reperit të njohur, pasi ZinZini tashmë ka pushtuar tre vendet e para në klasifikimin javor të Top Listës. Kryeson listën me këngën e re “The Baddest”, për të vazhduar më pas në vendin e dytë me “Grande”, duke u ngjitur me 8 pozicione. Në vendin e tretë është bashkëpunimi i tij me Varrosin,  “Shut the place down”. “The baddest” dhe “Grande” po konfirmon vërtet që ai di si të “Shut the place down”.

I kontaktuar nga Top Awards lidhur me këtë fakt, Noizy shprehet shumë entuziast për suksesin e këngëve të tij: “Ndjehem shumë mirë, pas gjithë asaj lodhjeje dhe netësh pa gjumë, duke punuar për albumin Zincity. Më në fund, puna vlerësohet dhe falenderimi më i madh u shkon fansave të mi që nuk më zhgënjejnë kurrë. Love you all (Ju dua të gjithëve)”.

‎Pyetjes sonë se sa e gëzon fakti që ka 3 këngë në “top three”, duke lënë pas gjithë artistët e tjerë, ai i përgjigjet‎ duke thënë se kartat janë të hapura: “Të gjithë e dimë se kush punon për muzikë dhe sa punojnë. Ju uroj suksese të gjithëve në këtë garë pa konkurrentë “. – përfundon ai.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 25-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Noizy – The Baddest
  2. Noizy – Grande
  3. Noizy ft. Varrosi – Shut the Place down
  4. Gold AG ft. D.U.D.A – Hajde
  5. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
  6. MC Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
  7. Enca – Dreq
  8. Ledri Vula – King
  9. Era Istrefi – Bonbon
  10. D. u.d.a ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us)
  11. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
  12. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
  13. Eni Koci – S’po t’gjej mo
  14. 2TON – Mu kujtove dje
  15. Capital T – Hitman
  16. Gjiko – Hajt Hajt
  17. MC Kresha ft. Gjurmet – Era
  18. Blunt ft. Real – Vera
  19. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  20. Kida – Ja kem nis