Noizy dhe Dhurata Dora bëhen sërish bashkë. Por këtë herë ata vijnë shumë më ndryshe, larg këngëve ritmike që na kanë sjellë më parë.

“Atë ditë” është projekti i ndjerë mes tyre, që nuk e prisnim por që na duhej patjetër! Kënga “Atë ditë” nga Noizy dhe Dhurata Dora është një projekt i suksesshëm që tregon sërish sa mirë funksionon bashkëpunimi mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët ribashkojnë forcat, pasi ata kanë sjellë më herët projekte të tjera që janë pritur shumë mirë nga publiku, si “Mi amor”, “Kallma” apo “Shut up”. Bashkimi i Noizy-t dhe Dhurata Dorës sjell gjithmonë energji, por “Atë ditë” shkon edhe më thellë.

Kënga rrëfen ndjenjat e mbetura pezull, kujtimet që nuk zhduken dhe momentet që duam t’i kthejmë pas. Noizy sjell interpretimin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, ndërsa Dhurata Dora e mbush refrenin me butësi dhe melodi të paharrueshme. Është një këngë që prek zemrën, sepse përshkruan atë që shumë e kanë provuar, dashuritë që nuk i mbyll koha, thjesht i hesht për pak.

Një bashkëpunim i realizuar me klas dhe ndjenjë. Ky projekt është edhe një dëshmi tjetër e suksesit që arrijnë kur bashkojnë talentin e tyre, duke e forcuar edhe më shumë pozicionin e tyre në skenën muzikore shqiptare.