Art Jashari është një emër i ri në tregun muzikor shqiptar. Në repertorin e tij numërohen pak këngë, por duket se bashkëpunimi me një artiste si Diona Fona, i dha më shumë shtysë karrierës së tij.

Hiti i tij i parë mban titullin ”VVS”, publikuar në maj të vitit 2020. Në po të njëjtin vit Art vjen me një tjetër projekt, “Pasha Kta Dy Sy”. Pas kësaj Art bëri një pauzë të shkurtër për t’u kthyer më fuqishëm dhe më seriozisht në tregun muzikor.

Viti 2023 solli projektin e tij me Diona Fona, “Dimër”. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Diona Fona dhe Art Jashari kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge.