Diona Fona mbetet një nga këngëtaret më të preferuara të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Këngët e saj krijojnë menjëherë një imapkt të madh tek dëgjuesit.

Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Dimër” erdhi si një bashkëpunim me Art, një artist i ri i skenës, që u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List” një javë më parë.

Ky projekt vjen me tone pak më të zbutura se zakonisht dhe më romantike se projektet e saj të mëparshme. Por duke qenë dimër, kjo këngë është përshtatur më së miri dhe ishte fiks ajo që na duhej në këto ditë të acarta.

“Dimër” vjen pas bashkëpunimit të Dionës me Romeon në ”Amante”. Këtë javë ky projekt renditet në vend të pestë të “The Top List” duke u rritur me plot 94 pozicione nga java e kaluar.