Diona Fona është shpesh aktive duke sjellë herë pas here projekte të reja muzikore. E duket se publiku nuk është zhgënjyer asnjëherë me prurjet e saj.

Diona Fona këtë dimër ka sjellë “Dimër”, literalisht. Ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me ART, një emër i ri në tregun muzikor. 

Megjithatë, mos u gënjeni nga titulli. ”Dimri” i Dionës është mjaft ’i nxehtë’ dhe aspak i mërzitshëm.

Ky projekt vjen me tone pak më të zbutura se zakonisht dhe më romantike se projektet e saj të mëparshme. Por duke qenë dimër, kjo këngë është përshtatur më së miri dhe ishte fiks ajo që na duhej në këto ditë të acarta.

“Dimër” vjen pas bashkëpunimit të Dionës me Romeon në ”Amante”. Kush mund të rezultojë më i pëlqyer tek publiku vallë?