Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Më në fund albumi i shumëpërfolur i Capital T, “Heart Broken Kids”, është publikuar i gjithi në YouTube ku do ta kemi mundësinë të gjithë për ta dëgjuar. Padyshim një hap goxha i madh në karrierën e tij, albumi i publikuar i Kapos tërhoqi të gjithë vëmendjen e publikut. Impakti ka qenë i madh dhe komentet mjaft pozitive e, fundja nuk prisnim ndryshe nga Kapo.

Por së fundmi Kapo sapo na zbuloi dhe një tjetër arritje të tijën. Më herët ai na ka treguar se do të ishte pjesë e një filmi ndërkombëtar, ku ai ka qenë duke xhiruar prej 6 javësh tashmë. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi na ka bërë me dije se sapo ka mbyllur xhirimet dhe nuk mund të ishte më krenar se kaq.

Përfundoi! Faleminderit produksionit, ishte e mrekullueshme për mua që isha pjesë e kësaj. Gjithashtu një falenderim i madh për grupin më të mirë dhe të gjithë në veçanti që kanë punuar për të. Ishte qejf!

Kapo do të luajë rolin e Kreshnikut në filmin që titullohet “Jerico Ridge” dhe që do të transmetohet së shpejti në Netflix. Ne mezi po presim të shohim Capital T në këtë projekt të ri ku nuk e kishim parë kurrë më parë, por që jemi të sigurtë që ka për të shkëlqyer.