West Side Family është rikthyer në tregun e muzikës shqiptare dhe projekti i tyre, “Beso” është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Por me rikthimin e tyre, shumë fansa kanë ngritur pyetjen nëse do të ketë një pjesëtar të ri në grup. Pavarësisht kësaj, në një intervistë të dhënë për programin #thuajemepepsi në “Top Albania Radio”, dyshja u shpreh se nuk do të ketë asnjë person që do ta zëvëndësojë të ndjerin, Dr. Florin.
Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të “Top Awards” në Instagram, fansat kanë patur mundësinë të shprehin mendimin e tyre nëse duhet të ketë apo jo një anëtar të ri në West Side Family.
Ka qënë një përqindje e vogël ajo që ndante mendimet e fansave. Rreth 48% kanë votuar se në West Side Family duhet të jetë një pjesëtar i ri ndërsa nga ana tjetër 52% kanë hedhur poshtë këtë mendim.
Ka patur edhe nga ata komentues që janë shprehur se Albani, vëllai i Dr. Florit, mund të jetë një përfaqësues i denjë i artistit.
Ndërkohë me apo pa një anëtar të ri, fansat presin të shijojnë muzikën e bukur që West Side Family do të publikojë.