Pavarësisht se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, Andi Dhoska dhe fansat e tij na kanë bërë tepër nostalgjik për përendimet e verës së largët falë hyrjes më të re të kësaj jave në “The Top List”.
“Sunrise” mban titullin prurja më e re muzikore e Andi Dhoska, i cili është publikuar në gushtin e këtij viti por publiku ka vendosur ta risjellë në vëmendje, duke e sugjeruar pafund në klasifikimin e “Top Awards”.
Ky projekt muzikor pozicionohet këtë javë në vendin e 95-të.
Kjo nuk është hera e parë që Andi gjendet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare pasi “Done With You” ka qëndruar për disa javë në listë.