I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.

Në radio ai u shpreh se intervista e sotme në radio do të jetë e fundit për një periudhë të gjatë të pacaktuar, ku shtoi se:

Më kanë thirrur shumë në fakt, nga Kosova sidomos. Edhe këtu por nuk është se kam pasur mundësi sepse kam qenë i zënë me albumin, fushatën dhe koncertet. Tre gjëra në të njëjtën kohë, por ama çdo gjë është okej kështu që nuk kam qejf më të prononcohem pasi jam i fokusuar tashmë me albumin dhe projekte të tjera dhe nuk dua të flas fare më për asgjë. 

Albumi më i fundit i Stresit, i titulluar “Archimed” ka pasur shumë sukses dhe i ka të gjitha ngjyrat e tij si artist dhe bashkëpunime me artistë të njohur. Si arriti ai ta realizonte këtë dhe sa kohë i është dashur?

Që prej datë 18 Prill u bë pothuajse një muaj, albumi ka marrë më shumë se 1 milion streams në Spotify. Nuk është Youtube, është një platformë tjetër dhe jam shumë i gëzuar realisht. 

Albumin e kisha planifikuar që verën e kaluar, por nxora vetëm një pjesë të parë kishim disa divergjenca që po i diskutonin dhe çfarë bëmë e shtymë pastaj. Filluam për ta punuar në Nëntor pasi deri në Shtator na zgjatën gjyqet. E punova në Romë, atje ku jam regjistruar si raper. E lançuam pjesën e dytë dhe jam shumë i kënaqur realisht. 

Cili është bashkëpunimi që Stresi e ka më përzemër dhe që është pëlqyer më shumë nga fansat?

Nga fansat është pëlqyer kënga me Noizyn “Mama” që ka shkuar diku tek 400 mijë streams vetë ajo këngë. Kam shumë të veçanta, kënga “Ajo” ka marrë 1 milion në Youtube.

Sa i përket klipeve dhe realizimit të tyre ai u shpreh se:

Klipet kanë qenë standard shumë i lartë realisht. Shpresoj edhe të fitoj ndonjë çmim me këto klipet por jam shumë i sigurtë që do të shpërblehem sepse kemi punuar shumë. 

Sa i përket verës dhe projekteve të reja pas albumit dhe suksesit të tij, Stresi zbuloi se:

Normalisht që kemi shumë koncerte, kam edhe një staf menaxhues që merret me këto punë dhe çfarë të mbjellësh do të korrësh. Do dhe pak përkushtim normalisht, kemi shPenzuar shumë në album edhe në videoklipe deri në detaj. Dashtë Zoti do ia vlejë. 

Sot ka ndryshuar shumë edhe tregu muzikor duke e krahasuar me periudhën që ai si artist e nisi karrierën e tij, si e shiko Stresi këtë epokë ku po jetojmë që pavarësisht ndryshimeve ai vazhdon të qëndrojë ‘on top’.

Nuk ka qenë e lehtë normalisht, por që ta mbash kështu nuk duhet të jesh copë mishi. Duhet të jesh djalë i praptë jo i keq, me zemër të mirë, sinqeritet. Ia kemi kushtuar gjithçka kësaj muzike, 17 vite nga A tek ZH. Fillimet janë gjithmonë të vështira, ia kemi dalë falë Zotit dhe rëndësi ka që kurrë nuk kemi rënë poshtë. 

Do të ketë diçka përtej muzikës, pra nëse Stresi do të vendoste të bënte diçka në një periudhë pas muzikës?

Nuk e kam planifikuar, por bëj plane dhe e shoh veten duke ndihmuar popullin. E kam shumë dëshirë, të jem në një nga këto shoqatat botërore e kam shumë përzemër. 

Në njërin prej videoklipeve të këngës së re “Sa t’kam dasht” që është edhe pjesë e albumit të tij “Archimed ” Stresi zgjodhi që të kishte ish-bashkëshorten e tij pjesë të klipit. Pse e bëri artisti këtë zgjedhje dhe a janë ribashkuar ata?

Përpara kemi pasur edhe një cover të dy bashkë në 2018. Nuk është se kemi patur kontakte sepse ishte një kohë diku tek 6 vite, mund të flisnim një herë në dy vite kot dhe kaq. Unë kur nxorra albumin më erdhi një ide e këngës dhe e bëra në inspirim e sipër. Ndërkohë që Keisi kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët e saj nuk e di. E marr vesh në ditën e fundit që ajo do të ikte, kishte postuar një Story, po nga ato të vjetrat dhe unë që jam numër një për këto punë e “hëngra”. 

Ne jetojmë larg, ne po të ishim bashkë nuk do të jetonim njëri në Tiranë dhe njëri andej. Besoj është logjike, çfarë është e rëndësishme përpos respektit, e kam deklaruar gjithmonë. Nuk ka shanse, për mua mbetet një nga femrat më uau, duhen duartrokitje sepse është e rrallë që të gjesh një femër aq të edukuar, aq të zgjuar, aq familjare, aq të përkushtuar. Mua më është përkushtuar 200% për aq sa kemi qenë bashkë dhe prandaj gjithmonë e them që duhet ajo dera hapur, mos të grindemi. Shiko ku kemi arritur, që takohemi pas kaq shumë vitesh dhe respektohemi si dy miq të vjetër. 

Stresi tregoi ndër të tjera se:

E takoj në momentin e fundit që do të ikte atë ditë. U takuam shpejt ishte rreth 15 minuta. Unë i hutuar ajo e hutuar, unë nuk flisja ajo nuk fliste. Shtatë vite, normalisht emocionet. Pastaj e ftova që të merrte pjesë në albumin tim edhe i them që të bëjmë një cover si dikur por sërish me shumë dashuri si atëherë, tani edhe më të rritur. Ndërkohë pas coverit kemi edhe klipin. I kërkova që të më suportonte në një formë kujtimi shumë të bukur të albumit. Nuk hezitoi, pranoi dhe erdhi posaçërisht për projektet e mia. Bëmë coverin, më pas pritëm fotot ‘uau’ më pas i publikuam, dolën shumë bukur. Publikuam klipin më pas dhe ai kishte një përkushtim shumë të madh dhe pastaj iku në punën e saj. 

Lei e pyeti nëse mund që të ngelen vetëm miq tani sepse ndonjëherë është edhe e vështirë?

Po, patjetër që po. Unë kam jetën time këtu, ajo ka jetën e saj atje. Komentet kanë qenë pafund që ishalla, por jemi në një periudhë ku e vendos ligji i natyrës. Jeta është ashtu, i keni parasysh filmat turk gjithmonë çiftet nuk përfundojnë.  E pranojmë që nuk jemi bashkë, e ka pranuar ajo dhe e kam pranuar edhe unë. Edhe tek kopertina ne e kemi sqaruar. Ne jemi të rritur dhe e kuptojmë që është një marrëdhënie që ka largësi, nuk mund të vendosësh asgjë në distancë. Konktretisht jemi shumë miq të mirë dhe kaq.