Capital T është absolutisht një nga reperët më të mirë të tregut muzikor shqiptar. Për këtë nuk pranojmë kundërshtime! Një artist i kompletuar me plot kuptimin e fjalës, i talentuar dhe që çdo këngë e tij kthehet në një hit të padiskutueshëm.

Capital T e ka sprovuar veten në disa zhanre muzikore, por Hip-Hop është ajo që i përshtatet më së miri. Megjithatë, kur ai bën ato baladat e bukura me stilin e tij unik, është plotësisht ‘tjetër nivel’. Sa romantike kur e dëgjon nga Kapo, apo jo?

Një reper që i qan këngët e dashurisë. Ashtu siç ishte dhe kjo e fundit. Ditën e djeshme Kapo ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Për Dashni”. Të jetë vallë ndonjë dedikim apo thjesht dhurata e rradhës për të gjithë fansat e tij?

Sidoqoftë, Capital T nuk gabon me publikimet e tij. Sjellim ndër mend që javën e ardhshme Capital T do të performojë disa nga hitet e tij më në zë ndër vite, si dhe do të japë një intervistë shumë personale në “A Live Night”. Mezi po presim…