NINO është një prej hyrjeve më të reja në “The Top List”. Ai ka publikuar këngën e tij më të fundit që mban titullin “Hotel”, me të cilën debuton kështu në Top Awards.

NINO lindi më 26 shtator 2000 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. I rritur ne lagjen Arbëria apo Dragodan si njihet. Që në fëmijëri, ka pasur një lidhje të fortë me muziken.

Nga momenti kur dëgjoi zërat dhe ritmet e para, e dinte që kjo ishte gjëja që ai do të bënte. Muzika për të është mundësia për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tij në mënyrën më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Muzika e NINOS është një reflektim i jetës së tij personale në Prishtinë, një qytet që ka formuar identitetin e tij artistik dhe e ka influencuar në mënyrë të thellë.

Nëpërmjet teksteve të sinqerta dhe ritmeve të fuqishme, ai përpiqet të përcjellë mesazhin e tij për të nxitur guximin dhe përpjekjet e njerëzve të tij. Qëllimi i NINOS është që përmes muzikës të reflektojë një energji, kurajo dhe mbi të gjitha konfidencë.