Bashkëpunimi i shumëpritur mes Rozana Radit dhe Redon Makashit në këngën “Gjallë” është një nga ato projekte që nuk vjen thjesht si publikim muzikor, por si një moment i rrallë emocional për publikun shqiptar. Një këngë që bashkon dy zëra me histori, peshë dhe ndjeshmëri të thellë artistike.
“Gjallë” u prezantua për herë të parë për publikun në skenën e “Big Brother VIP 5”. E tashmë ky projekt është votuar maksimalisht nga fansat duke bërë që t’i bashkohet klsifikimit të “The Top List” këtë javë.
“Gjallë” nuk është vetëm një bashkëpunim, është një dialog shpirtëror mes dy artistëve që i kanë dhënë shumë muzikës shqiptare ndër vite. Harmonia mes dy zërave krijon një atmosferë intime, thuajse rrëfimtare, që e bën dëgjuesin të hyjë në ndjesitë më të thella.
Në një kohë kur tregu muzikor shpesh dominohet nga ritme të shpejta dhe projekte kalimtare, ky duet qëndron si një kujtesë e bukur se muzika më e mirë është ajo që mbart shpirt. Dhe “Gjallë” është pikërisht kjo, një këngë që mbetet.