Artisti Elgit Doda, i ftuar në “Cherry on Top”, tregoi detaje nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar, para publikut. Ai tregon se e ka pasur shumë të vështirë që të përballej me publikun LIVE, ndërsa tregon se dy artistë të tjerë, njëkohësisht edhe miq të tij, Alban Skënderaj dhe Romeo Veshaj e kanë mbështetur në këtë drejtim.
Elgiti tregon:
Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave. Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këndët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat.
Ndërkohë, ai ka rrëfyer se një prej këngëve më të famshme, “Ku je”, i dedikohet bashkëshortes së tij Klea Hutës:
Shiko nuk është se unë edhe Klea e kemi patur jetën fushë me lule në gjithë këto vite lidhje. Kështu që në disa këngë ka ndikuar Klea. “Ku je” është një këngë që i dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean. Kënga ishte e krijuar më përpara, dhe teksti iu vu më mbrapa.