G-Bani dhe Tiri Gjoci ishin të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin, ku rrëfyen mbi bashkëpunimin e fundit që lindi pas eksperiencës së përbashkët në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Lidhur me “S’po ma nin”, G-Bani tha:

Ne e filluam këngën që para pushimeve në Turqi. Ishte mirëkuptim i të dyve dhe vlerësimi që kishim për njëri-tjetrin që kur ishim aty brenda, edhe kanë ekzistuar polemika, por e kemi vlerësuar njëri-tjetrin si artistë.

Në lidhje me krijmtarinë brenda BBV, ai u shpreh:

Unë tek Big-u kam shkruajtur të paktën 20 e ca tekste, edhe përveç asaj këngës që modifikova, bëra remix, përshtata këngën “Tirona” që e quajta “Big Brother”. Nuk është se pata mundësi, s’është se m’u dha prioritet për t’u marrë me art. Aty ishte bjeri që t’i biem. Që kam krijuar, kam krijuar se unë kam krijuar në të gjitha kushtet, por e kam fjalën që disa këngë të kishim pasur mundësinë t’i realizonim kur ishim aty brenda, jo domosdoshmërisht kur dolëm.

Nga ana tjetër, për bashkëpunimin me të, Tiri shtoi:

Bashkëpunimi me G-Bani ka qenë shumë interesant. Unë pasi dola kisha dëshirë për të bërë një bashkëpunim, edhe pse nuk ia kam thënë. Ka qenë ai sikleti, duke qenë se brenda shtëpisë kemi pasur disa polemika.