Pas një largimi të gjatë nga skena muzikore, Era Istrefi është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Ajo tha që nuk do të ndalej dhe duket se po i mban premtimet duke u siguruar të sjellë vetëm hite.

Këngët e reja të saj kanë rezultuar shumë të suksesshme. E tillë ishte dhe kjo e fundit, ”5AM” në bashkëpunim me reperin Buta.

Duket se Erës po i pëlqejnë bashkëpunimet me reperët së fundmi, pasi vetëm pak kohë më parë ajo solli ”Hala” me Don Xhonin. E thënë kjo, ”5AM” nuk zhgënjeu aspak fansat.

Një dyshe shumë e suksesshme si Era dhe Buta, ishte e sigurtë që dhe projekti i tyre do ishte një hit i padiskutueshëm. Pra, një këngë që do ta dëgjonit deri në orët e para të mëngjesit, apo jo?