Ndërkohë që shumica janë përqëndruar tek dy nga këngët verore të publikuara së fundmi, “Nina” e artistëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni, si dhe “Parajsa Ime 2” e Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës, ne duam të ndalemi pak te një tjetër hit po kaq i sukseshëm, për të mos thënë edhe më shumë.

“Shpëtimtar” quhet titulli i projektit më të ri që ka ardhur si bashkëpunim nga Sardi dhe Arnon. Ajo që të bën përshtypje në këtë këngë është videoklipi kaq i veçantë dhe plot humor që artistët kanë zgjedhur.

Në sfond janë dy ‘të moshuara’ që me sjelljet e veprimet e tyre të bëjnë ta shohësh e ta rishohësh plot kënaqësi këtë video. Ato duken tejet energjike dhe të bëjnë për vete me këtë stil të tyren.

Kjo është padyshim një nga këngët më të mira të kësaj vere pikërisht për origjinalitetin që ajo përcjell. Kënga është një hyrje e re në klasifikim dhe menjëherë ja ka dalë që të renditet në vendin e 19-të në “The Top List”.

Duhet thënë që Sardi dhe Arnon nuk kanë zhgënjyer aspak me këtë projekt dhe duhet vlerësuar akoma edhe më shumë për veçantinë dhe stilin humoristik që ai përcjellë.