Këngëtarja e njohur dhe e talentuar Nita Latifi, ka realizuar një set të ri fotografik në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.

“Të festojmë me ato që fituan luftën, t’i kujtojmë ato që e humbën atë.. T’i japim shpresë atyre që po e luftojnë tani..Kryeni kontrollet për kancerin e gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo.

E në një tjetër postim shtoi:

Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë.

Artistja ndërkohë gjatë kohës sa ishte në “Big Brother VIP Albania 2” zbuloi se ka qenë e diagnostikuar me tumor në gji. Ndërkohë kujtojmë se kënga e saj e fundit në “The Top List” ishte “As andej as knej”.