Një artiste aspak e re në tregun muzikor shqiptar, por që i bashkohet kësaj jave klasifikimit të ”The Top List”. E kemi fjalën për këngëtaren e njohur Nita Latifi, e cila momentalisht po shijon rrugëtimin e saj në ”Big Brother VIP”.

Menaxherët e bashkëpunuesit e Nita Latifit kanë publikuar këngën e realizuar nga ajo titulluar “As anej as knej”. Edhe pse këngëtarja është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV”, projekti ka arritur të pëlqehet shumë nga dëgjuesit.

Nita Latifi është një këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Nita ka lindur më 28 Mars 1992. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e një grupi muzikor qe performon live. Asaj i pëlqen gjithashtu shumë aktrimi.

Në vitin 2009, Nita Latifi ka qenë finaliste në Star Academy Albania. Në Maj të vitit 2012, ajo ka marrë pjesë në Top Fest me “Merre Ose Leje”, që pati një sukses të madh. Fillimisht u kualifikua në gjysmëfinale të festivalit për të kënduar live në natën e dytë dhe më pas për t’u kualifikuar në finale. Ajo u shfaq e para mes 18 finalistëve dhe fitoi çmim. Në Maj të 2014, Nita Latifi ka marre pjesë në Top Fest me projektin “Histori”.

Në repertorin e saj numërohen këngë si “S’du”, ”Yll”, ”Vet”, “Tequila”, ”A jena”, ”Juliana” dhe shumë të tjera. Projekti i saj me titullin ”As anej as knej”, i publikuar teksa ajo ishte në shtëpinë e ”Big Brother VIP Albania”, e renditi atë për herë të parë mes artistëve të Top Awards.