Jo shumë surpriza sa i përket pozicionimit në Top 10 këtë javë në “The Top List”. Ja se çfarë ka ndryshuar në renditje nga java e kaluar…

Melodajn Mancaku ka arritur që të rrëmbejë kreun e listës këtë javë me “Si atëherë”, me dy pozicione më lart nga java e kaluar. Sa i përket vendit të dytë, renditet “Benz” i Akil dhe Visjan Ukcenaj, që javën e kaluar ishte në fakt në fron. Në vend të tretë, me një vend më poshtë nga java e kaluar, renditet grupi Threex me “Eyes on me”.

Vendi i katërt dhe i pestë rezervohet për Luiz Ejllin me “Më fal” dhe “Kce”, secila nga 4 vende më lart nga java e kaluar. Në vend të gjashtë, kemi sërish Luiz Ejllin, por këtë herë në bashkëpunimin me Geasy. “Ding Ding” është rritur po ashtu me 4 pozicione nga hera e fundit.

Në vend të shtatë kemi një hyrje të re të javës, Blerta Kosova me “Ride thru summer”. Në vend të tetë këtë herë kemi Bennito dhe Big Basta me “Guantanamo”, 4 vende më lart nga java e kaluar. Në vend të nëntë renditet “Pranvera” e Alban Skënderaj, me plot 10 vende më lart. Top 10 këtë javë e mbyll Lufo dhe Ada Satka me remixin e “Lej ti lej”, 6 vende më poshtë nga hera e fundit.