Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, prej nga doli edhe fitues, Luiz Ejlli është bërë aktiv në muzikë, film, në rrjetet sociale dhe në koncerte. Dhe tashmë artisti ka publikuar këngën e tij më të fundit.

Projekti i ri i Luizit mban titullin “Kce” dhe u përqafua menjëherë nga publiku. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e tij, të cilët mezi prisnin një projekt të ri nga artisti.

Këngëtari dhe fituesi i “BBV2”, Luiz Ejlli ishte së fundmi dhe i ftuari special i para dy javësh në studion e “BBV3”. Në fund të spektaklit ish banori u fut edhe brenda në shtëpi për të kënduar për banorët.

Luizi krijoi një atmosferë mjaft elektrizuese në shtëpinë e “BBV3”, ku prezantoi për banorët këngën e tij më të re “Kce”. E tashmë artisti renditet sërish në vend të parë, por jo më me “Ninulla e vetmisë” si javën e kaluar.

Kjo e fundit është zëvendësuar me “Kce”, që edhe pse një hyrje e re e javës, ka marrë shumicën e votave të publikut për t’u renditur në krye. A do të mundet Luizi të ruajë fronin edhe javën e ardhshme?